Main Menu

Motoçiklisti humb kontrollin dhe fluturon nga rruga

Në rrugën lokale që të çon drejtë deponisë ,,Rusino,, në Gostivar, më datë 1 korrik rreth orës 9 e 30 minuta, motoçikleta e tipit ,,Glanc,, të cilën pa leje për vozitje e ka drejtuar 17- vjeçari nga Gostivari, ka humbur kontrollin dhe ka fluturuar nga rruga.

Gjatë përplasjes, minoreni ka marrë lëndime të rënda trupore (frakturë në nyjën e këmbës së djathtë), ku pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, është lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa bashkudhëtari i tij S.P. 19-vjeç nga Gostivari, gjithashtu ka mbaruar me lëndime të rënda dhe është dërguar për mjekim në klinikat e Shkupit.

Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e plotë të shkakut rrethanave si dhe detaje tjera lidhur me rastin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share