Main Menu

Shkëndija fiton edhe “testin” e fundit në Slloveni

Shkëndija e Tetovës ka fituar edhe në “testin” e fundit me Vorskla Poltava-n e Ukrainës të zhvilluar në Slloveni në kuadër të përgatitjeve para eliminatoreve në Ligën e Kampionëve. “Kuqezinjët” e mbyllën me rezultat 3:1, me golat që u shënuan nga Emini, Murati dhe Zejnullahu, ndërsa nuk munguan edhe rastet tjera të tetovarëve, me kapitenin Alimi që goditi dy herë shtyllën, duke gjuajtur nga distanca.

Për shkëndijën ky ishte takimi i fundit kontrollues në Slloveni, ndërsa në Tetovë rikthehen të hënën për të vijuar me përgatitje para ndeshjes me The Nju Sents nga Uellsi në kuadër të xhiros së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share