Main Menu

Sufle me çokollatë

Sufleja është ndër ëmbëlsirat më të shishta për t’u përgatitur, ndaj mund ta keni atë në tryezën tuaj sa herë të dëshironi. Recetën e plotë të përgatitjes e gjeni më poshtë.

Përbërësit:

  • 400 gr çokollatë (e zezë)
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • 7 vezë
  • ½ limon (lëngu)
  • 2 lugë gjelle liker portokalli (opsional)
  • Sheqer pluhur (për dekorim)

Përgatitja:

  • Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 220 gradë Celcius. Shtoni në një enë gjalpin, sheqerin dhe më pas trazojini derisa të treten.
  • Shkrini çokollatën në një enë me ujë të nxehtë dhe më pas hiqeni nga zjarri.
  • Shtoni të kuqet e vezëve dhe likerin e portokallit. Rrihni të bardhat e vezëve me një mikser elektrik derisa të formoni një masë të qëndueshme dhe më pas i tranferoni në enën me çokollatë.
  • Hidhni në të edhe masën me gjalpë dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit derisa të përftoni një masë homogjene.
  • Hidheni në një formë ëmbëlsire dhe vendoseni në furrë të piqet për 8 deri në 10 minuta. Dekorojeni me pak sheqer pluhur. Gati për tu shijuar!
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share