Main Menu

Taravari organizon aksion për pastrimin e rrethinës së Gostivarit

“Aksion ekologjik për pastrimin e deponive të egrra në rrethin e Gostivarit.
Le ta ruajmë ambientin jetësor!”

Ishte porosia e kryetarit të komunës të Gostivarit Arben Taravari nga lokacioni i ish Kazermës në fsh. Bajnicë e Poshtme, ku së bashku me drejtorin e NP Komunalec, Isak Lazami si dhe atë të NP Parkingje dhe gjelbërim”,Muzafer Shabani ndoqën nga afër dhe morën pjesë në aksionin për patsrimin e deponive të egra në këtë zonë.

Në prononcimin për mediat,kryetari Taravari tha se të njëjtat do të gjelbërohet,ndërsa pastrimi do të përfshihet deri në rrugën për në fsh.Simnicë,a njëherit u bëri apel edhe qytetarëve që edhe ato të bëhen pjesë e këtyre aksioneve,me qëllim që të mbrohet ambienti jetësor.

“Kemi vendosur të pastrojmë të gjitha deponitë e vogla dhe këto hapësira ti shndërrojmë në hapësira të gjelbërta. Po e shikoni që rregullohet tërësisht, kjo ka qenë një deponi e madhe. Do të vazhdojmë pastrimin deri në Simnicë dhe të gjitha këto hapësira do të shndërrohen në gjelbërime. Ne Po përgatisim edhe materiale propaganduese si ta ruajmë mjedisin jetësor dhe nuk kam dyshim që gostivarasit do ta ruajnë si duhet”, tha Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share