Main Menu

Njoftim nga MPB-ja

Gjatë javës së fundit të qershorit,kanë ndodhur disa Zjarre në objekte të ndryshme, gjegjësisht banesa dhe shtëpi.

Shkaqe për përhapjen e zjarreve ende janë nën hetim e sipër, por duke marë parasysh, se pason një periudhë me temperatura të larta të ajrit, dhe dinamik më të lartë të lëvizjeve në rajon, dhe për këtë arsye rriten edhe mundësitë për përhapjen e më shumë zjarreve, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, përsëri rikujtonë për nevojën e zgjuarsisë maksimale, dhe kujdesin e secilit individ në veçanti, të cilët lëvizin, dhe punojnë, në vende të hapura por edhe në objekte.

Apelohen qytetarët, që regullisht të kontrollojnë regullsitë teknike të instalimeve elektrike, kryesishtë nëse në ato ka të kyçur më shum harxhues, të mos i lënë të ndezura paisjet në kuzhinat e tyre, dhe të mos shfrytësojnë kabllo vazhduese, të improvizuara, dhe të montuara në mënyrë joprofesionale.

Përse, në këtë mënyre mund të shkaktojnë zjarre, dhe të venë në pikpyetje sigurinë e pronës së tyre por edhe pronën e fqinjëve të tyre, kryesisht nëpër pallatet banuese, megjithatë në përgjithsi kudo për rreth.

Bujqëve, pushuesve piknik, dhe të gjith atyre që qëndrojnë nëpër fusha dhe pyje, këshillohen që të mos ndezin zjarre, të mos hedhin cigare të ndezura dhe djegurina të pa fikura mirë, për shkak se shkaktimi i zjarreve paraqet vepër penale, për të cilën është paraparë dënim me burg, varësisht nga rrethanat dhe pasojat përfundimtare nga zjarri.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, në periudhën e ardhëshme, do të realizojë aktivitete të koordinuara, me të vetmin qëllim, prevenimi i shkaktarëve të mundëshëm të shkaktimit të zjarreve, parasëgjithash nëpër fusha dhe pyje,

të cilat vite me rradhë në rajonin e Pollogut ndodhin shpesh herë gjatë muajve të verës.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share