Main Menu

A mund të shndërrohen miomat në kancer?

A mund të shndërrohen miomat në kancer dhe çfarë ndodh gjatë shtatzënisë?

Miomat janë në shumicën dërrmuese tumore beninje (pra jo kanceroze).

Shumë rrallë (1/1000 apo 1/10000), ato mund të shndërrohen në kancer dhe në këto raste ato quhen leiomiosarkoma.

Miomat nuk rrisin rrezikun për kancer në endometër, ovare apo në qafën e mitrës, shkruan Shendeti +

Femrat shtatzëna të cilat njëkohësisht kanë edhe mioma mund të kenë probleme gjatë shtatzënisë apo lindjes. Ndër komplikacionet më të mundshme përmendim:

Lindje me operacion cezarian është 6 herë më e shpeshtë në rastin kur shtatzëna ka edhe mioma.

Paraqitje pelvike ose podalike e bebit (bebi nuk është i paraqitur mirë për lindjen natyrale). Mungesë të progresionit të lindjes.

Distako apo shkolitje të placentës – placenta shkëputet nga muri i mitrës përpara lindjes. Kur kjo ndodh bebi rrezikohet nga asfiksia ndërkohë që nëna rrezikon nga hemorragjia retro-placentare.

Lindje para kohe e bebit. Megjithatë shumica e pacienteve që kanë mioma nuk përjetojnë ndonjë nga komplikacionet e sipërmendura.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share