Main Menu

Privohet nga liria 33 vjeçari i cili ka sulmuar fizikisht efektivët e policisë

Tridhjetë e tre vjeçari D.K. Nga Gostivari, dje rreth orës 12 e 50 minuta, në rrugën ,,Mara Ugrinova,, në Gostivar, fillimisht ka dhën razistencë aktive, kurse më pas edhe i ka sulmuar fizikisht dy pjestarët e policisë, të cilët kanë marë masa dhe aktivitete që të njëjtin ta privojnë nga liria. Gjatë sulmit, D.K. ju ka shkaktuar lëndime të dukshme, ku edhe është arestuar dhe mbajtur, për procedurë të mëtutjeshme, në Stacionin policorë në Gostivar.

I njëjti person , diku më herët në rrugën e ,,Ilindenit,, në Gostivarë, me armë zjarri ( pistoletë), nga ulësja e bashkëvozitësit të një veture, i është kërcënuar 45-vjeçarit S.T. nga Gostivari se do ta vret atë, ku S.T. Është i punësuar në Agjension për sigurim, i cili ka lëvizur në këmbë në drejtim të sheshit të qytetit, dhe më pas me veturë menjëherë është larguar nga vendi.

Punohet në zbardhjen e plotë të gjitha detajeve në veçanti lidhur me të dy rastet, nga të cilët rastin e dytë e ka paraqitur personi S.T. dhe pas dokumentimit të plot do të pasojnë edhe padi adekuate.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share