Main Menu

FIFA gjobit Xhakën dhe Shaqirin,por as pala ankuese nuk kaloi pa dënim

Golashënuesit e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u gjobitën dhe u paralajmëruan për mënyrën e festimit të golave në ndeshjen me Serbinë, bëri të ditur Federata Botërore e Futbollit – FIFA.

Zvicra mundi Serbinë me rezultat 2:1 në ndeshjen që u zhvillua të premten në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi.

Xhaka dhe Shaqiri, që të dy shqiptarë nga Kosova, i festuan golat duke bërë shqiponjën e flamurit të Shqipërisë.

Ata u gjobitën me nga 10 mijë franga zvicerane për, siç u tha, sjellje josportive “në kundërshtim me parimet e lojës së drejtë”.

FIFA tha se edhe kapiteni i kombëtares zvicerane, Stephan Lichtsteiner, i cili u është bashkuar festimeve, u gjobit me 5,000 franga.

Federata e Futbollit të Serbisë, ndërkaq, u gjobit me 54,000 franga zvicerane dhe u paralajmërua për “shfaqjen e banderolave dhe mesazheve diskriminuese” nga tifozët.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Sllavisha Kokeza, dhe trajneri Mlladen Krstajiq, do të paguajnë nga 5,000 franga për deklaratat e bëra pas ndeshjes, duke kritikuar FIFA-n dhe gjyqtarin e lojës.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share