Main Menu

Ministrja gjermane: Burkinit duhet të lejohen në shkolla

Ministrja për Çështje Familjare e Gjermanisë, Franziska Giffey, e mbrojti veshjen e rrobave burkini në shkolla, duke thënë se ato mund t’i ndihmojnë vajzat myslimane të integrohen.

Burkinit janë rroba plazhi dhe mbulojnë gjithë trupin.

Ditë më parë, një shkollë në perëndim të Gjermanisë nxiti debat, pasi ofroi burkini për studentet që pa këtë veshje nuk do t’i ndiqnin orët e notit.

Çështja shkaktoi zemërim te ligjvënësit konservatorë në Gjermani, ku mbi një milion refugjatë, shumica nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, kanë arritur viteve të fundit.

Por, ministrja Giffey tha se “gjëja më e rëndësishme është mirëqenia e fëmijëve dhe kjo do të thotë që të gjithë të mësojnë të notojnë”.

Ajo tha se është e justifikueshme që shkollat të lejojnë veshjen burkini në klasë dhe paralajmëroi kundër portretizimit të çështjes “si rënie e Perëndimit”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share