Main Menu

Thaçi pas takimit me Vuçiç: Nëse nuk arrijmë marrëveshje, do ta paguajmë shtrenjtë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç tha se takimi ishte i vështirë. Në një deklaratë për mediat, nga Brukseli Thaçi në fjalën e tij la të kuptohet se nuk është arritur asnjë marrëveshje, por se ka rënë dakord që procesi të intensifikohet në javët e ardhshme. Ai tha se një marrëveshje mes dy shteteve është në të mirë të të dyja palëve.

“Sapo përfunduam një takim me Presidentin e Serbisë Vucic dhe me ndërmjetësimin e zonjës Mogherini. Ka qenë një takim jo i lehtë, ka qenë i vështirë, por me tone pozitive për të parë nga e ardhmja për interesin e të dyja vendeve. Jemi dakorduar që procesi të intesifikohet në javët e ardhshme. Gjithashtu arritëm në konkludimin se arritja e marrëveshjes përfundimtare është në interesin e dy vendeve paqes dhe stabilitetit në rajon. Arritjen e një marrveshje fituese për të dy palët, kjo zgjidhje është marrëveshja e standardeve dhe kritereve europiane.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share