Main Menu

Duka: Kerkesa per denimin e Xhakes e Shaqirit, primitive e qesharake

Megjithëse me pak vones,ë kreu I federatës shqiptare të futbollit Armand Duka reagoi sa I takon polemikave që ka krijuar në opinionin futbollistik botëror festimi me “shqiponjë” I dy lojtarëve me origjine shqiptare Xhaka dhe Shaqiri gjatë ndeshjes Zvicer-Serbi.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Duka shkruan se simboli I Shqiponjës nuk është kurresi një symbol I ndaluar në botë dhe se kërkesa për investigim dhe dënim te Xhakës dhe Shaqirit është sa qesharake dhe primitive.

Statusi i plote i Armand Dukes:

Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.

Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd!

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share