Main Menu

Berat Jakupi nga Taragona e Spanjës na vjen me medaljen e artë

Bashkëqytetari ynë,karateisti Berat Jakupi, ka fituar titullin e kampionin të Mesdheut në kategorinë deri më 84 kilogram. Një nga karateistët më të mirë të vendit Jakupi, deri tek medalja e artë erdhi me një dominim të plotë, pasi arriti ti fitojë të gjithë kundërshtarët e tij Meris Muhoviq nga Bosnja,italianin Mikele Martini në luftën e dytë, ndërsa në gjysmëfinalen e mundi serbin Dejan Cvrkota.

Jakupi në finale për të ardhur deri tek medalja e artë u mundua pak më shumë,pasi që Françezi Zhesi da Kosta, në një moment arriti të barazojë rezultatin në pikë, por Berati në fund ia doli ta fitojë.

Me këtë medalje të artë Jakupi, paralajmëroi se në turnet e ardhshëm eliminator për olimpiadën e Tokio 2020 mund të luftojë për të siguruar kualifikimin në këtë event sportiv.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share