Main Menu

DURMISHI LOJTAR I RI I LAZIOS

Futbollisti shqiptar nga Kamjani i komunës së Bogovinës, Riza Durmishi është lojtar i ri i Lazios. Për të siguruar shërbimet e shqiptarit i cili luan për kombëtaren e Danimarkës, Lazio ka paguar 6.5 milionë euro.

Mbrojtësi i krahut të majtë në mëngjes ka kaluar kontrollet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me klubin romakë.
Vitin e kaluar Durmishi ka luajtur për ekipin e Betisin, ka shënuar dy gola dhe tre asistime.

Pos marrëveshjes mes dy klubeve, edhe 24-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me klubin e tij të ardhshëm.

Në edicionin e kaluar, Durmishi shënoi dy gola dhe dhuroi tri asistime në 24 paraqitje në La Liga.

Ai u transferua te Betisi në vitin 2016 nga Brondby për dy milionë euro. Durmishi rrjedh nga Akademia e klubit danez, ndërsa për ekipin senior ka luajtur gjatë viteve 2013-2016.

Njëherësh, mbrojtësi ka qenë pjesë e ekipeve të të gjitha grupmoshave të Danimarkës, ndërsa ka regjistruar edhe 23 paraqitje për ekipin A.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share