Main Menu

Cuculi e Hasani largohen nga Shkëndija

Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, Shkëndija nuk vazhdon bashkëpunimin me Ardian Cuculin dhe Ferhan Hasanin, të cilët janë në kërkim të mjedisit të ri, për të vazhduar karrierën e tyre futbollistike. Konfirmimi vjen nga faqja zyrtare e klubit tetovar, ku skuadra kuqezi falenderon futbollistët, që largohen si futbollist të lirë.

“KF Shkëndija falenderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi dhe u dëshiron gjithë të mirat në të ardhmen. Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi nuk janë më pjesë e Shkëndijës. Të dy futbollistëve u skadoi kontrata më 15 qershor, ndërsa pas bisedimeve me kryesinë është vendosur që bashkëpunimi mos të vazhdohet në të ardhmen. Kështu dy lojtarët tashmë janë larguar nga skuadra dhe si futbollistë të lirë do të kërkojnë angazhimin e rradhës. KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e skuadrës kuqezi, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen,” thuhet në kumtesën e klubit tetovar.

Jozyrtarisht mësohet se Cuculi është afër firmës me skuadrën e Partizanit në Shqipëri, ndërsa Buba ka disa oferta serioze nga klubet në Turqi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share