Main Menu

Në Zhelinë fillon të funksionon KB ALBES -Zhelinë

Pas një kohe të organizimit dhe përpjekjeve për krijimin e një klubi të basketbollit, sonte në Zhelinë, filloj të funksionon Klubi i Basketbollit Albes nga Zhelina.

Në fan pagen e këtij klubi në facebook shkruan se kjo u bë e mundur falë Kryetarit të Komunës z.Blerim Sejdiu.

“Ditë historike për Zhelinën

Në Zhelinë për herë të parë u dëgjuan zhurmat e topave të basketbollit

Të dashur miq më lejoni që këtë gëzim tonin të përgjithshëm ta ndajmë së bashku me ju. Sonte në Komunën e Zhelinës, aty ku sporti ishte i shuajtur tërësisht, aty ku me dekada nuk është biseduar për Sportin dhe Basketbollin, pikërisht sonte në Komunën e Zhelinës falë fëmijëve të kësaj Komune filluan të dëgjohen zhurma e topave të basketbollit, sonte për Komunën e Zhelinës është një natë e veçantë, sepse pikërisht në këtë Komunë u lind një klub I ri, një foshnje që e emëruam me emrin KB ALBES.

E gjithë kjo ndodhi falë angazhimit të pashoq të Kryetarit të kësaj Komune z.Blerim Sejdiu, i cili u shpreh i gatshëm që ta ndihmon themelimin e Klubit.

Ndërsa sa do të jeton kjo foshnje (klub) varet nga vetë banuesit e kësaj Komune, institucionet përgjegjëse nga të cilët presim dorën e zgjatur, për ta ndihmuar këtë klub i cili është ndër të vetmit në tërë rajonin e Pollogut”, shkruan në facebook e këtij klubi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share