Main Menu

Unikkatili me urim të veçantë për festën e Bajramit: Me qenë Bajram çdo ditë, unë do t’i kisha 200 kilogramë

Myslimanë nga mbarë bota janë solidarizuar në këtë ditë, duke shpresuar na paqe, dashuri e ditë më të mira për njëri-tjetrin.

Edhe figurat publike kanë shprehur urimet e tyre për Bajram, për mijëra ndjekës që kanë në rrjetet sociale.

Si rrallë herë, reperi i njohur Unikkatili vendosi të publikojë një fotografi në rrjetin social Instagram, për t’iu uruar fansave të tij këtë festë.

Në fotografi, ai shfaqej duke ngrënë bakllava, teksa shkruante me shaka në mbishkrimin e saj, se po të kishte çdo ditë festë të tilla, ai do të shëndoshej.

“Me qenë Bajram çdo ditë, unë i kisha pas 200 kilogramë. Me fat Fitër Bajramin gjithë Shqiptarëve të besimit Islam!”, ka shkruar reperi i njohur në Instagram.

Përndryshe, këtë vit ai shënoi rikthimin e tij në tregun muzikor shqiptar, teksa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nisë edhe me koncerte të reja.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share