Main Menu

Jamini – basisti atraktiv i rock-skenës

Rock-skena muzikore në Kosovë, nga e enjtja ka mbetur pa basistin e grupit “Jericho”, Suad Jamini.

Familjarë, kolegë e adhurues të muzikës rock, të premten i kanë dhënë lamtumirën e fundit basistit që vdiq, papritmas.

Ata që kanë qenë në koncertet e grupit që i takonte e që shohin spotet e “Jerichos” e mbajnë mend si basistin që fuste në lojë të gjithë me tingujt e kitarës së tij. Rrugëtimet shumëngjyrëshe muzikore do ta mbajnë gjallë si njërin prej me të zotëve në profesion. I ishte bashkuar “Jerichos” para rreth dhjetë vjetëve për t`u bërë anëtar i njërit nga grupet më të popullarizuar të rokut në Kosovë. Me muzikën ishte rritur. E pikërisht ky ndikim kishte bërë që të jetë një prej basistëve më të dalluar në vend, shkruan sot Koha Ditore.

Visar Rexha, baterist i grupit, ka thënë se Jamini ka dhënë kontribut të madh. E ka përshkruar shumë punëtor e tejet të talentuar. “Ka pasur vullnet të hekurt dhe ishte tepër atraktiv në skenë. Për ‘Jerichon’ kjo është humbje shumë… shumë shumë e madhe”, ka thënë ai. Sipas tij, familja, bendi e shoqëria e kanë përjetuar tejet rëndë ikjen e Jaminit. “Ishte njeri me vlera dhe virtyte të rralla. I dashur, pozitiv, i sinqertë dhe shumë punëtor. Këto janë fjalët kyç me të cilat e kisha përshkruar si njeri edhe si muzikant”, ka thënë Rexha.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share