Main Menu

Kryetari i komunës Arben Taravari realizoi takim pune me ministrin e PB Oliver Spasovski

Në vigjile të vizitës të ministrit për punë të brendshme në Gostivar,Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski përveç vizitës në stacionin policor, pati një takim pune edhe me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Në prononcimin për mediat Ministri Spasovski tha se: Ne jemi të vetëdijshëm për kompetencat që i kemi por,gjithashtu duam që ta rivendosim edhe besimin në mes qytetarëve dhe policisë maqedonase ,lidhje e cila ka qenë e pezulluar dhe e cila duhet që të ripërtrihet,dhe mu për këtë shkak,vizituam edhe komunën pasi që,vetëqeverisja lokale është një nga faktorët kyç për komunikim e ndërsjelltë me qytetarët,me kryetarin patëm takim konstruktiv dhe zotohemi që policinë do ta pastrojmë nga ndikimet partiake dhe të jemi në shërbim të qytetarëve.

Për mediat gjithashtu u prononcua edhe Kryetari z.Arben Taravari ,i cili gjithashtu theksoi se takimi me ministrin ishte konstruktiv dhe njëherit e kishte njohtuar edhe për bashkëpunimin i cili nuk ka qenë në nivel të duhur mes policisë dhe pushtetit lokal,por që beson se në të ardhmen,bashkëpunimi do të jete në nivel të duhur,sidomos tani kur do të kemi edhe fluksin e mërgimtarëve dhe komunikacioni do të jetë më i ngjeshur,dhe se gjithashtu nuk do të lejohet që të kalojnë pa u përgjigjur fare rastet si: Rrahja e profesorëve në shkollen e mesme komunale në Gostivar pastaj edhe rasti i fundit,ku edhe vetë kryetari i komunës ka qenë i kërcënuar nga një delikuent i një partie.

Kryetari i komunës gjithashtu u përgjigjë edhe në pyetjen e gazetarëve,në lidhje me prononcimin e zv.ministrit për punë të brendshme Agim Nuhiu i cili gjatë ditës së sotme në Tetovë,gjatë vizitës në SPB-në e atjeshme kishte vlerësuar se kërcënimet ndaj Taravarit janë halucinacione që mund t’i shfrytëzojë një kryetar për pikë politike???!!,ai tha:”Zotëri Agim Nuhiu, juve edhe 27 prilli 2017 ju dukej si halucinacion dhe nuk morët asnjë hap dhe veprim si minstër i atëhershêm.
Madje edhe vrasjet që ndodhën në kuadër të partisë tuaj i cilësonit si njerëz të gabuar në moment dhe vend të gabuar….
Une ju kuptoj që në rradhët tuaja keni shumë njerëz me dosje të kriminalizuar dhe duhet ti mbroni ato, sepse ata me armë në dorë ju siguronin vota dhe pushtet.
Por ja si mjek dhe neurolog tê ju them se me dukeni një çik i çuditshëm. Sdua të mendoj që nuk e kuptoni fjalën Halucinacion. Tê mërkurave jam në klinikën e neurofiziologjisë Zotri Nuhiu, jeni të mirëseardhur nëse keni nevojë.”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share