Main Menu

Stoltenberg: Zgjidhja e çështjes së emrit e hap rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s

Marrëveshja e arritur mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit e hap rrugën e vendit drejt NATO-s. Këtë e deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në njoftimin zyrtar të publikuar në ueb-faqen e organizatës.

“Kjo marrëveshje historike është fryt i diplomacisë të durueshme  dhe i dëshirës së të dy liderëve që të gjejnë zgjidhje të kontestit”, thekson Stoltenberg.

Ai fton që procesi të përfundojë dhe vendimi të formalizohet.

“I ftoj të dy palët që të finalizohet marrëveshja e arritur nga dy liderët. Kjo do të hap rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit të NATO dhe do ta përforcojë paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share