Main Menu

Republika e Maqedonisë së Veriut, gjuha dhe identiteti maqedonas, detaje nga marrëveshja Zaev-CIpras

Republika e Maqedonisë së Veriut (Republic of North Macedonia) është emri për përdorim të përgjithshëm që e kanë dakorduar kryeministrat e dyja shteteve, shkruajnë mediat greke paradite.

Gazeta greke Eifemerida dhe Radio 24/7 publikojnë detaje nga marrëveshje, e cila mes tjerash parashikon edhe ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Dy çështjet kyçe për palën e Maqedonisë në bisedimet, përdorimi i mbiemrave ‘makedonski’ para shtetësisë dhe gjuhës ruhet dhe garantohet.

Nga Kushtetuta e Maqedonisë, duhet të hiqet neni i cili parashikon kujdesen për “pakicën maqedonase”, jashtë kufijve të shtetit.

Komisioni i posaçëm duhet të dakordoj përdorimin e pullave tregtare nga ana e dy shteteve.

Pranohet gjuha maqedonase me fusnotë se bëhet fjalë për gjuhë sllovene

Në lidhje me shtetësinë do të shfrytëzohet termi Makedonsko/ qytetar i Republikës veriore të Maqedonisë, me theks se ata qytetarë nuk kanë lidhje me Greqinë antike.

Hapat e ardhshme

Në shtypin greke paralajmërohen edhe hapat që do të duhet të dakordohen pasi të arrihet marrëveshja mes Zaevit dhe Ciprasit. Së pari, marrëveshja duhet të ratifikohet në kuvendin e Maqedonisë. Nëse presidenti Ivanov refuzon ta nënshkruaj, dicka edhe që pritet të ndodhë, atëherë, menjëherë duhet të pasoj votimi i dytë.

Qeveria greke me letër do të njoftojë NATO dhe BE se inkurajon fillim të bisedimeve me BE dhe marrjen e ftesës për anëtarësim në Aleancën, pasi të ndodhin ndryshimet Kushtetuese.

Këshilli i ministrave për punë të jashtme të BE dhe më pas në Samitin e BE-së, Greqia do të kërkoj t’i jepet sinjal pozitiv Maqedonisë, edhe përkundër kundërshtimit të Francës dhe Holandës, por me përkrahjen e Gjermanisë.

Në Samitin e NATO-së më 11 korrik në Bruksel, Republika e Maqedonisë së Veriut do të merr ftesë për anëtarësim në NATO, e cila ftesë do të varet nga rishikimi i kushtetutës.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me letër do t’i informoj 190 vendet anëtare të OKB-së, se vendi në të ardhmen do ta shfrytëzoj emrin Republika e Maqedonisë së Veriut në marrëdhëniet bilaterale dhe në forumet ndërkombëtare./shenja

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share