Main Menu

Certifikata e vdekjes së Aviciit zbulon një fakt të ri, pse janë dy data të ndryshme?

Pak javë më parë, e gjithë bota e muzikës u trondit për ndarjen e parakohshme nga jeta të DJ të famshëm, Avicii një nga artistët që i dha shumë jo vetëm muzikës, por të gjithë botës së artit. Hitet e tij dhe bashkëpunimet me këngëtarët më në zë kanë pushtuar diskotekat dhe kanë regjistruar miliona klikime. Ndarja e tij e shpejtë nga jeta ishte një tronditje edhe për fansat në mbarë botën.

Pas shumë dyshimeve për arsyet e vdekjes, TMZ ka shkruar së fundi se është bërë publike edhe certifikata e vdekjes. Edhe pse nuk zbulon shumë, në certifikatë ka një fakt interesant për datën në të cilën është ndarë nga jeta muzikanti.

Njëra datë i referohet kalendarit islamik të quajtur “HIXHRI” – sipas të cilit Dj është ndarë nga jeta më 8 prill.

Kjo shpjegohet me arsyen se DJ ka vdekur në Oman. Sipas këtij dokumenti, religjioni i tij është shkruar “i krishterë”, me kombësi suedeze.

Kjo certifikatë është lëshuar gjithashtu edhe në kalendarin gregorian, ku thuhet se Avicii ka vdekur më 20 prill 2018.

Sa për arsyen e vdekjes në moshën 28-vjeçare, në certifikatë thuhet se Dj ka prerë veten me një xham të thyer dhe si pasojë e hemorragjisë së lartë, nuk ka rezistuar dot.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share