Main Menu

Reagon ASH-ja për kërcënimin me jetë ndaj Arben Taravarit

Kërcënimi me jetë ndaj Sekretarit Gjeneral të Aleancës për Shqiptarët dhe Kryetarit të Komunës së Gostivarit dr. Arben Taravarit dhe familjes së tij, nga ana e militantit partiak Hebib Fejzulit me dosje kriminale, paraqet goditje mbi subjektin politik Aleanca për Shqiptarët, qytetarëve të Komunës së Gostivarit dhe mbarë opinionit.

Ky akt i turpshëm, i kërcënimit me jetë, tregon anën e errët të subjektit politik BDI dhe eksponentëve të tyre partiak, të veshur me petkun e pushtetit, të mbrojtur nga ligji dhe drejtësia, që i japin të drejtë vetes të sillen si sherifë lokal, madje të kërcënojnë një Kryetar Komune i zgjedhur me vota legjitime të qytetarëve të saj.

Ky akt vandal i militantit të BDI, i njohur për dosje kriminale, është vazhdim i obstruksioneve të ndryshme politike që LSDM dhe BDI i bëjnë Komunës së Gostivarit, herë me marrjen e Kompetencave për Arsim, emërimin e drejtorëve të rinj dhe bllokimin e buxhetit Komunal.

Është koha që militantët e BDI-së në Gostivar ta pranojnë realitetin që Gostivarasit e kanë dënuar politikën lokale të BDI, pikërisht për shkak të “sherifëve” lokal, që kanë qenë të paprekshëm përpara ligjit dhe policisë.

Ftojmë organet e rendit dhe prokurorinë që sa më parë të marrin masa konkrete ndaj dhunuesve dhe kërcënuesve, ti nxjerrin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, duke ju mundësuar Kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe udhëheqjes së re komunale, ta ushtrojnë punën e tyre dhe ti përmbushin premtimet e dhëna para qytetarëve të Gostivarit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share