Main Menu

Kathimerini: 95 për qind e negociatave janë kryer, mbeten disa detaje të rëndësishme

Greqia dhe IRJM janë në garë me kohën për përfundimin e negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin, me qëllim që të mbërrihet Samiti i BE-së në fund të këtij muaji shkruan gazeta greke ‘Kathimerini’.

Gazeta greke shkruan se 95 për qind të negociatave janë kompletuar dhe se mbeten disa, siç shkruan gazeta gree, detaje të rëndësishme para se marrëveshja të jetë e gatshme. Në qoftë se zhvillohet sipas planit, marrëveshja duhet të vendoset në Kuvendin e Maqedonisë para Samitit të BE-së, ndërsa në referendum, sipas të gjitha gjasave në muajin shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse marrëveshja ratifikohet në Kuvend, atëherë Athina, si pjesë e marrëveshjes mes dy palëve, do të dërgojë letër deri te BE dhe NATO për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt këtyre strukturave.

“Letra greke do të jetë në lidhje me emrin e dakorduar, Republika Maqedonia e Veriut, Maqedonia e Epërme ose ndonjë emër i tretë që do të dakordohet. Nëse marrëveshja merr votë pozitive në referendum, atëherë do të hapet rruga për rishikim të Kushtetutës së IJRM, kërkesë kyçe e Greqisë. Në qoftë se referendumi nuk është i suksesshëm, dështon marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës”, shkruan ‘Kathimerini’.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share