Main Menu

KËRCËNOHET ME JETË KREU I GOSTIVARIT, ARBEN TARAVARI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari nga radhët e ASH-së, nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka bërë publike, një kërcënim që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, duke u kërcënuar me jetë ai dhe anëtarët e familjes së tij.

“Ditën e djeshme unë dhe anëtarë të familjes time jemi kërcënuar me jetë nga Hebib Fejzuli.
Ky individ njihet si një person me dosje kriminale nga populli por fatkeqisht të amnestuara nga një parti shqiptaro-destruktive! Ky është njëri nga dy personat që para disa muajsh hyri i armatosur në gjimnazin e Gostivarit dhe sulmoi fizikisht dy profesorë në vendin e punës së tyre.
Hebib, ti tashmë do jesh subjekt i akuzuar nga unë personalisht në organet e Drejtësisë dhe për të bërë më të njohur do të paraqes rastin tënd në çdo ambasadë, insitucion apo politikan Ndërkombëtar.
Ti nuk je vetëm një armik i imi (pasi më kërcënon), por je armik i një Gostivari të tërë duke shqetësuar qytetarët të pambrojtur nga politika!
Nuk doja të të jepja kaq rëndësi pasi në fakt ti je viktimë e një fenomeni të mbrapshtë politik-mafioz, por individë si ti janë në borxh të madh me Drejtësinë prandaj ju ka ardh koha të lajnē borxhet!
Të jeni të sigurtë që nuk tolerojmë askend që prek lirinë dhe të drejtat e qytarëve!
Është misioni ynë!”, ka shkruar Taravari.

Taravari

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share