Main Menu

Ministri serb reagon me të marrë lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Serbisë, Branko Ruzhiq ka ngushëlluar për vdekjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri.

Ruzhiq përmes një statusi në Twitter, e kujtoi Vokrrin si një njeri të ndershëm.

“Ishe vëlla i ndershëm, mik, njeri dhe Partizanas me zemër. Falemnderit Fadil për të gjitha. Prehu në paqe”, shkroi Ruzhiq.

Vokrri gjatë viteve të 80-ta ka luajtur për ekipin serb të futbollit ‘Partizani’ dhe kështu po e kujtojnë qytetarët e Beogradit në kohët e arta kur ai shkëlqeu në këtë ekip.

Ai vdiq pasi nuk i mbijetoi sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share