Main Menu

Granit Xhaka pas vdekjes së Fadil Vokrrit: Shpirti yt u prehtë në paqe, legjenda jonë

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është trishtuar nga lajmi i vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri vdiq pas komplikimeve shëndetësore duke tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Ky lajm natyrisht se ka trishtuar komunitetin e futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësit e dikurshëm dhe të sotëm të sportit më të bukur.

Është Granit Xhaka ai që ka reaguar në rrjetin social instagram duke shprehur ngushëllimet e tij për kryetarin e ndjerë të FFK-së.

“Ngushëllime familjes Vokrri, shpirti yt u prehtë në paqe, legjeda jonë”, ka shkruar Granit Xhaka në rrjeti social Instagram.

Në këtë postim Xhaka ka bashkëngjitur një fotografi nga një moment i takimit me Fadil Vokrrin.

Kujtojmë se në kohën e tij të artë Fadil Vokrri ishte shpallur futbollisti i vitit në ish-Jugosllavi dhe kërkohej nga top skuadrat evropiane.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share