Main Menu

Fjetja në dhomë me dritën ndezë mund ta shkaktojë diabetin

Studimi i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka zbuluar se pasi të flenë vetëm një natë në një dhomë me dritën pak ndezur, personat fillojnë të zhvillojnë nivele më të mëdha të rezistencës së insulinës.

Rezistenca e insulinës është aftësia e zvogëluar e qelizave për t’iu përgjigjur hormonit, i cili e transporton glukozën nga enët e gjakut dhe gjithashtu ndërlidhet me fillimin e tipit 2 të diabetit.

Hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se ekspozimi në dritë gjatë natës e shtypë prodhimin e melatoninit – hormonit të gjumit – i cili përfshihet në nivelet e mirëmbajtjes së sheqerit në gjak.

Melatonina prodhohet në tru në mënyrë që t’i reagojë errësirës dhe i rregullon ciklet e gjumit dhe zgjimit.

Vlen të ceket se rreth 23.1 milionë persona në SHBA dhe katër milionë në Britani janë të diagnostikuar me diabet, prej të cilëve rreth 90% e kanë tipin 2 të sëmundjes.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share