Main Menu

Emery e fut në transfer listë Mustafin, Arsenali ia cakton çmimin

Shkodran Mustafi duket se po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar nuk ka treguar formë stabile këtë edicion me klubin londinez.

Ardhja në klub e Unay Emeryt ka bërë që Mustafi të mendojë për tjetër skuadër.

Trajneri spanjoll nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësit shqiptar dhe po kërkon grekun Sokratis si zëvendësues të tij.

Sipas mediave angleze, Arsenali tani i ka caktuar edhe çmimin e largimit qendërmbrojtësit.

Topçinjtë kërkojnë 35 milionë për ta lënë të lirë të largohet reprezentuesi i Gjermanisë.

Mustafi mund të vazhdoj të mbetet në Angli pasi ish skuadra e tij Everton ka shfaqur interesim për të.

Në Itali janë dy skuadrat e mëdha Roma dhe Juventus që kanë rikthyer interesimin për mbrojtësin nga Gostivari.

Por gjasat më të mëdha janë që Mustafi të rikthehet në elitën e futbollit gjerman.

Dy skuadrat që do të luajnë në Ligën e Kampionëve Schalke 04 dhe Borussia Dortmund po e duan lojtarin shqiptar.

Ekipet gjermane janë në kontakt me Arsenalin ku shpresojnë që londinezët do ta ulin çmimin e lojtarit për ta pasur më të lehtë transferimin e tij në Bundesliga.

Mustafi ka kontratë me Arsenalin deri qershor të vitit 2021.

Qendërmbrojtësi më parë ka luajtur edhe te Hamburgu, Evertoni, Sampdoria dhe Valencia.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share