Main Menu

Trump: Samiti me K. Veriore është gati të ndodhë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të enjten se janë bërë përgatitjet për takimin e tij me liderin verikorean, Kim Jong Un, më 12 qershor në Singapor.

Duke folur para gazetarëve, teksa ka pritur kryeministrin japonez, Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se ai dhe Abe do të diskutojnë për Korenë Veriore dhe për tregti.

Ai ka shtuar se takimi i tij me Kimin, për të cilin është pajtuar që të jetë pjesëmarrës, pak kohë pasi kishte anuluar planet për të njëjtën është gati të ndodhë.

Abe në anën tjetër ka thënë se shpreson që samiti të jetë dramatik dhe tranformues për Azinë Verilindore.

“Nëse ata nuk vendosin për denuklearizim, ajo nuk do të jetë e pranueshme”, ka thënë Trump.

“Nuk mund t’i heqim sanksionet. Sanksionet janë jashtëzakonisht të fuqishme. Dhe unë mund të shtoj edhe më shumë, mirëpo kam vendosur të mos bëj atë gjë tani, mirëpo mund të ndodhë”.

Trump ka thënë se mendon që është tejet i përgatitur për takimin me Kimin.

“Nuk mendoj se duhet të përgatitem aq shumë. Ka të bëjë me qasjen. Ka të bëjë me gatishmërinë për t’i kryer gjërat”, është shprehur ai.

“Unë mendoj se do të jetë takim i frytshëm”, ka thënë presidenti amerikan.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share