Main Menu

Ua konfiskojn veturën dhe sharrën motorike dy personave nga fsh. Çegran

Pjesëtarë t e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë- Stacioni policorë Gostivar, më datë 6 qershor në periudhën prej ora 12.00 deri 14 e 30 minuta, në rrugë e paasfaltuar, në afërsi të rezvuarit të ujit në fshatin Forinë kanë vërejtur dhe kanë ndaluar veturën e tipit ,,Opel Frontera,, me targa të shteteve të jashtme, e drejtuar nga 27-vjeçari L.S. nga fshati Çegran, ku në të njëjtën veturë ka qenë edhe babai i tij H.S. 59 vjeç.

Në veturë ata kanë transportuar 1.1 metër kub dru për ngrohje, për të cilat nuk kanë pasur asnjëfarë dokumentacioni për prerje të ligjshme të drunjëve, ku nga ana e policisë me vërtetim janë konfiskuar vetura e ngarkuar si dhe një sharë motorike, të cilat më pas janë dorëzuar në Policinë Pyjore.

Dy personat nga fshati Çegran, janë privuar nga liria, për zbardhjen e plotë të rastit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share