Main Menu

Vullkani shkrumbon Guatemalën, 25 të vdekur dhe dëme të mëdha materiale

Një vullkan nga më vdekjeprurësit ka shpërthyer në Guatemala duke lënë të vdekur 25 persona. Llava goditi kryesisht fshatin El Rodeo, duke vrarë njerëzit të bllokuar nëpër shtëpi. Aeroporti kryesor i kryeqytetit është mbyllur.

Vullkani “Fuego”, rreth 40 km në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, hodhi shkëmbinj, tym të zi dhe hi në qiell e në mjediset përreth tij. Presidenti Jimmy Morales është përballë dilemës së madhe për të deklaruar gjendjen e emergjencës shtetërore. “Mendojmë se shkatërrimi mund të ketë prekur të paktën 3 zona të mëdha”, tha ai. Sergio Cabanas, kreu i Agjencisë Kombetare të Menaxhimit të Fatkeqësive (CONRED), tha për një radio lokale se llava kishte ndryshuar kursin teksa lëvizste drejt El Rodeos.

“Fatkeqësisht, El Rodeo është shkrumbuar dhe nuk kemi mundur të arrijmë në fshatin La Libertad për shkak të llavës, e me shumë gjasë edhe atje mund të kenë vdekur njerëz”. Ky është shpërthimi më i madh vullkanik që prej vitit 1974, thonë ekspertët lokalë. Cabanas shtoi më tej se mes viktimave është edhe një pjesëtar i stafit të agjencisë shtetërore, sikurse janë konfirmuar edhe fëmijë mes të vdekurve. Prej vullkanit, sipas zyrtarëve lokalë, janë prekur të paktën 1.7 milionë banorë. Zyrtarët kanë këshilluar njerëzit të mbajnë maska si masë mbrojtëse kundër hirit në 4 rajone të Guatemalës.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share