Main Menu

Policia në aksion pas motoçiklistëve

Kontroll aksionet ndaj motoçiklistëve, në rajonin e Pollogut vazhduan edhe gjat këtij vikendi.

Në aktivitete e policisë së Tetovës të realizuara më datë 3 qershor prej orës 17.00 deri ora 23.00, janë zbuluar gjithësej 16 kundërvajtje, më së shumti për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse ( 6 ), drejtim pa leje për vozitje ( 4 ), motoçikleta të paregjistruara ( 4 ) si dhe skadim të polisës së sigurimit ( 2 ).

Kundërvajtjet e konstatuara janë realizuar me gjithsej 16 fletëpagesa për kundërvajtje, 4 largime nga trafiku, 5 thirrje për edukimnë komunikacioni.

Në aktivitetet e Gostivarit gjithashtu të ndërmara më datë 3 qershor në të njëjtën kohë, numri i kundërvajtjeve të konstatuara është ( 22 ), ku më së shumti apo më saktë ( 17 ) janë për mos mbajtjen e helmetës mbrojtëse, për drejtim pa leje për vozitje (4 ) dhe skadim të polisës së sigurimit ( 1 ).

Për 12 kundërvajtësit janë realizuar fletëpagesa për kundërvajtje, 5 prej tyre jan larguar nga trafiku, derisa 14 janë thirur për edukim në komunikacion.

Kontrollet ndaj motoçiklistëve do të vijojnë edhe në periudhën që vijon, por gjithashtu edhe për shoferët e shpejtë, deri sa së shpejti në këtë rajon, ndjeshëm do të ritet edhe dinamika e komunikacionit, shkak i ardhjes së një numri të madh të popullatëes që përkohësisht punojnë jashtë shtetit, të cilët tradicionalisht pjesën e pushimit vjetorë e kalojnë në vendëlindjet e tyre.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share