Main Menu

Zbulohen prapaskenat e dorëheqjes së Zinedine Zidane

Trajneri Zinedine Zidane dha dje dorëheqjen nga drejtimi i Realit të Madridit duke ngritur pikëpyetje të mëdha për vendimin e tij. Sipas “Daily Mail” arsyeja e vërtetë e largimit të Zizusë është sepse mes tij dhe presidentit Perez kishte përplasje të mëdha.

Tekniku francez dëshironte ta bënte vetë merkaton, por numri 1 i klubit madrilen kishte mendime ndryshe nga ato të Zidan. Trajneri pati një takim me presidentin Perez ku i tregoi atij projektin që kishte për të ardhmen dhe i sygjeroi atij të nisnin bisedimet për shkëmbimin Ronaldo-Nejmar. Drejtuesit e Realit ishin kundër ideve te trajnerit dhe dëshironin që Gareth Bejl të aktivizohej si titullar, pas paraqitjes bindëse në finale, por Zidan nuk ishte i këtij mendimi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share