Main Menu

Kryeministri u lavdërua se kanë bërë 365 ndryshime për 365 ditë

365 ndryshime në 365 ditë, ndërsa çdo ditë Maqedonia ndryshohet për të mirë. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, me rastin e njëvjetorit të Qeverisë, duke theksuar se Maqedonia po hapëron drejt NATO-s dhe BE-së, duke zgjidhur çështje të rëndësishme siç është ajo e emrit.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË
“Asnjëherë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, ndërkaq miqësia mes të dyja vendeve dhe dy popujve asnjëherë nuk ka qenë më e madhe. Gjuha maqedonase është konfirmuar, identiteti ynë është konfirmuar, nuk është e lehtë kjo çështje , por Maqedonisë i duhet lidership që të hapërojë përpara dhe jo vetëm fjalë boshe…Patriotët e vërtetë sot janë ata që u mundësojnë ardhmëri qytetarëve të Maqedonisë pas zgjidhjes së çështjes së emrit. Maqedonia po bëhet anëtare e NATO-s. Po zgjidhim problem 25 vjeçar që e tërhiqte vendin poshtë”

Zaev shtoi më tej se Maqedonia tashmë është një shtet i hapur, i drejtë dhe stabil. Sipas tij, nuk ka ndarje etnike dhe partiake, ndërsa të gjitha ndryshimet i kanë bërë në emër të qytetarëve.

Sa i përket rritjes ekonomike, Zaev theksoi se me masat e Qeverisë, 90 mijë qytetarë sot marrin pagë më të madhe minimale, minimalisht për dy mijë denarë, ndërkaq paga mesatare është për 5.6 përqind më e lartë se ajo paraprake.

Në lidhje me “non – pejpër”,  Zaev theksoi se nuk është asgjë e re që Franca dhe Holanda dyshojnë për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Por, sipas tij, ajo ka të bëjë me zgjerimin dhe jo me fillimin e negociatave qasëse të Maqedonisë me BE-në.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share