Main Menu

Shpërthen KF Gostivari: FFM-ja, federatë e forcave mafioze!

Skuadra e Gostivarit, të hënën (ora 16:30) në terrenin e qendrës sportive “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, do të zhvillojë ndeshjen e balotazhit për në ligën e parë kundër Borecit nga Velesi. Por, KF Gostivari në faqen zyrtare të klubit në fb ka reaguar ashpër ndaj FFM-së, pasi sipas tyre janë diskriminuar, duke u dhënë vetëm 200 bileta për tifozët, ndërsa interesimi i tifozëve është shumë i madh për të ndjekur këtë ndeshje me rëndësi. Ata e quajnë FFM-në federatë e forcave mafioze.

“Federata e Futbollit e Maqedonisë ose e njohur më mirë si Federata e Forcave Mafioze (FFM) përsëri diskriminon!! Në takimin koordinues të mbajtur sot (24.05.2018) në ora 12.00 ndërmjet kryesive të dy ekipeve të futbollit e kryesuar nga Federata është vendosur që Kf Gostivarit ti jepen vetëm 200 bileta dhe asnjë më tepër edhe përkundër interesit të madh që ekziston pët këtë ndeshje!!! Që të jetë ironia akoma më e madhe federata e mafiozve kërkon nga kryesia që biletat që do tu jepen tifozëve të njejtët të identifikohen me letër-njofim dhe lista përfundimtare tu jepet atyre!!! Numri i vogël i tifozëve është një tregues që federata përgatitet të bëj ‘masakër’ edhe me referimin në këtë ndeshje dhe që të evitohet reagimi i tifozëve vijnë edhe këto vendime skandaloze. Kryesia e klubit dënon këtë sjellje fashizoide të federatës dhe porosit që asgjë nuk do na ndal në rrugëtimin tonë drejt ligës së parë!!”- thuhet në reagimin e KF Gostivari në faqen zyrtare në fb.

Kurse në lidhje me ndeshjen, trajneri i K.F. Gostivari-t Mensur Jakupi,u shpreh se edhe pse respekton ekipin e Borecit,fudbollistët i ka në formë të shkëlqyer,dhe se beson se mund ta kalojnë pengesën e parë.

“Ndeshjet e balotazhit nuk janë ndeshje të rëndomta, kanë vlerën më të madhe, dhe cdo pjesëmarrës mundohet të taktizoj. Kemi respekt të madh për Borecin, pasi janë ekip luftarak dhe me siguri do të jetë ndeshje interesante. Ne jemi në formë të mirë dhe besoj se edhe në balotazh do ta vërtetojmë këtë formë. Besoj se do ta kalojmë pengesën e parë Borecin”, deklaroi trajneri Jakupi.

Megjithatë, ai ka një brengë për këtë ndeshje.

“Brengën më të madhe kemi referimin për shkak se gjatë kampionatit na ka ndjek referim skandaloz. Sikur të kishim pasur referim të mirë në kampionat do ta kishim siguruar hyrjen direkte në Ligën e parë”, theksoi ai. Ndeshja e balotazhit Gostivari-Borec do të luhet të hënën në një prej terreneve të FFM-së me fillim prej orës 16:30 minuta.

Fituesi i ndeshjes së balotazhit Gostivari dhe Boreci do të përballet kundër Pobedës në Strumicë, me 3 qershor.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share