Main Menu

Biografia e ministrit të ri të Kulturës, Asaf Ademi

Ministri i ri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA është Asaf Ademi nga Gostivari. Në biografinë e tij dërguar në Kuvend nënvizohet se ai është i lindur në vitin 1980 në Gostivar. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Gostivar, ndërsa Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Nga viti 2003 është punësuar në komunën e Gostivarit si konslutues për implementimin e projekteve, ku më pas është avancuar në udhëheqës të njësisë për zhvillim ekonomik lokal dhe udhëheqësi i sektorit të urbanizmit. Në vitin 2009 është punësuar në Ministrinë e jashtme dhe është emëruar për ambasador në Danimarkë deri në vitin 2013. Pas kryerjes së mandatit të ambasadorit ai është angazhuar si drejtues i kompanisë “Inskejl” me 100 të punësuar me përfaqësinë e saj në Shkup. Ademi në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e Lëvizjes BESA.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share