Main Menu

Anglezët pyetën Shkodranin se pse nuk pinë alkool, përgjigjja e tij e lenë pa fjalë…

Futbollisti me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi pa dyshim se është njëri nga futbollistët shqiptar më të suksesshëm në futbollin evropian. Futbollisti i Arsenalit përpos që është një futbollist mjaftë i mirë, ai është edhe një praktikues i fesë islame. Ai ka treguar një prapaskenë interesante se si nuk pinte alkool sa ishte tek të rinjtë e Evertonit.

“Për ta praktikuar fenë fillova nga mosha 17-vjeçare kur isha pjesë e Evertonit. Dolëm me shokët e skuadrës në darkë dhe të gjithë pinin ndërsa unë jo. Më pyeti njëri pse nuk pi pasi jam gjerman, i thash jam musliman dhe nuk pi alkool”, – deklaroi Mustafi.

“Ai shoku i skuadrës më pyeste vazhdimisht pse jam musliman, dhe i thash se prindërit e mi janë musliman dhe se jam rritur në një familje besimtare”.

“Asnjëherë nuk e kisha pyetur vetën pse jam musliman. Mua më kanë mësuar prindërit por asnjëherë nuk e kisha pyetur vetën pse nuk pi, pse nuk ha mish derri apo gjëra tjera”.

“Pyetjet e shokëve ishin te logjikshme andaj un vendosa te lexoj libirne  shenjte Kuran-in, aty e gjeta shumë përgjigje, dhe ndjeva një rahati shpirtërorë, që nga ajo kohë kam filluar të falë namazin pesë herë në ditë dhe ndihem i lumtur me këtë”, deklaroi Mustafi.

“Feja Islame më bëri që të punoj më shumë për sukses”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share