Main Menu

Francë, policia urdhër për evakuimin e migrantëve nga Parisi

Ministria e Punëve të Brendshme e Francës ka urdhëruar evakuimin e afër 2.300 migrantëve nga kampet improvizuese në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri dikasterial francez Gerard Collomb deklaroi sot se policia dha urdhrin që sa më parë të evakuohen migrantët në mënyrë që të përshtaten masat e ashpra të ligjit të ri mbi migracionin dhe kërkesat e organizatave humanitare për sigurimin e strehimit për këtë popullatë të rrezikuar.

Gjatë disa javëve të fundit është duke u rritur numri i vendbanimeve me tenda që migrantët i ngrenë në brigjet e kanalit në lindje dhe verilindje të Parisit.

Nga fillimi i muajit së paku dy migrantë janë mbytur në lum ndërsa autoritetet lokale dhe banorët druajnë për sigurinë dhe higjienën publike.

Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo kërkoi ndihmë nga qeveria franceze ndërsa autoritetet e qytetit gjatë tre viteve të fundit evakuuan afër 28 mijë migrantë.

Ministri Collomb ashpër kritikoi zyrën e kryebashkiakes Hidalgo për shkak të refuzimit që të evakuojë edhe migrantët e sapoarritur nga Parisi. Ai i bëri thirrje për sjelljen e planit afatgjat për rregullimin e çështjes migratore.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share