Main Menu

Forcat izraelite kryen sulme me tanke në Gaza

Ushtarët izraelitë kryen sulme me tanke në jug të Gazës së bllokuar, ndërsa sipas informacioneve të para gjatë sulmeve nuk ka të pësuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se objektiv i sulmeve ka qenë një kullë vrojtimi e Hamasit.

Po ashtu theksohet se një grup të dyshuarish kaluan nga Gaza në territorin e Izraelit dhe hapën zjarr ndaj një postblloku ushtarak.

Sulmi i sotëm ndodhi në kulmin e tensioneve të fuqishme në Lindjen e Mesme. Forcat izraelite kanë vrarë së paku 110 protestues palestinezë që në kufirin me Gazën nga fundi i marsit protestojnë për shkak të pushtimit izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds.

Paralelisht me këtë, ushtria izraelite sot në mëngjes arrestoi së paku 11 palestinezë në Bregun Perëndimor.

Të arrestuarit ngarkohen për pjesëmarrje në aktivitete terroriste kundër Izraelit.

Sipas të dhënave të institucioneve palestineze në burgjet izraelite momentalisht gjenden afër 6.500 palestinezë, në mesin e të cilëve së paku 350 të mitur dhe 62 gra.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share