Main Menu

Hod Miftari drejtor i ri i Qendrës për Kulturë në Gostivar

Sot, në Qendrën për Kulturë “Asnom”, në Gostvar u bë dorëzim – pranimi i funksionit drejtor. U.D. Vjollca  Baftiu Zylbeari ia dorëzoi detyrën drejtorit të ri, Hod Miftari.

Miftari është zgjedhur në postin drejtues të Qendrës për Kulturë në Gostivar, me anë të një konkursi të hapur paraprakisht nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Drejtori i ri, Hod Miftari fillimisht ka qenë i punësuar në Ministrinë e Kulturës dhe së fundmi në Institutin Nacional – IN Qendra për Konservim në Gostivar.

Miftari vjen në postin drejtues të Qendrës për Kulturë në Gostivar në vend të profesorit të artit figurativ, Luan Zenku i cili në mandatin e kaluar drejtoi këtë institucion kulturor në Gostivar. Pas mbarimit të mandatit, U.D. nga Ministria e Kulturës  u caktua aktorja e mirënjohur nga Gostivari, Vjollca Baftiu Zylbeari.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share