Main Menu

Adelina: Ballkani është vendi i vetëm në botë ku gjen femra të papuna që kanë miliona euro

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili këto ditë ka shënuar rikthimin e saj në muzikë me projektin e ri “T’iqja”. Ajo në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur rreth më të rejave të saj dhe rikthimin në muzikë.

“Unë kam borxh të pashlyer ndaj fansave të mi, që i kam si familje dhe nuk jam e qetë kur ata duan këngë nga unë. Nuk pres të më kuptojnë ata që nuk e kanë provuar kurrë dashurinë. Unë jam këtu vetëm për ata që më duan dhe i dua”, ka thënë ndër të tjerash Adelina.”

E pyetur se pse vendosi të shënojë rikthimin e saj me këngën “T’iqja” dhe kush janë “T’iqet” e famshme, ajo u përgjigj duke thënë se është inspirim nga jeta e përditshme e femrave të sponsoruara në Ballkan.

“Ballkani është vendi i vetëm në botë ku gjen femra të papuna që kanë miliona euro. Si shpjegohet kjo? Mua nuk më pengojnë “T’iqet”, madje i kam simpatike në idiotësinë e tyre. Unë i këndoj dhembjes së atyre grave që lindin dhe edukojnë fëmijë, punojnë deri në tetë orë në ditë, bëjnë mëngjesin, drekën, darkën, presin e përcjellin mysafirë, janë gjithmonë të buzëqeshura dhe fitojnë 250€ në muaj. Unë vetëm pyes: Çka punon “T’iqja”?”, ka thënë Adelina Ismaili.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share