Main Menu

Renditja e FIFA-s, Gjermania vazhdon të kryesojë në tabelë

Gjermania vazhdon të kryesojë në tabelën e renditjes botërore të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

Sipas renditjes botërore të muajit maj të publikuar në ueb faqen e FIFA-s, kampioni i fundit botëror Gjermania është në vendin e parë të listës. Pas Gjermanisë në vendin e dytë është Brazili, ndërsa në të tretin Belgjika.

Në renditje Shqipëria është e 56-ta, Maqedonia e 77-ta dhe Kosova e 152-ta. Nuk ka ndryshim në renditjet e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës në krahasim me renditjen e mëparshme.

Ndërsa vendet tjera të Ballkanit janë siç vijon: Kroacia e 18-ta, Serbia e 35-ta, Bosnjë e Hercegovina e 41-ta, Mali i Zi i 43-ti, Greqia e 44-ta dhe Bullgaria në vendin e 53-të.

Renditja tjetër do të publikohet më 7 qershor.

Dhjetë shtetet e para në renditje janë kështu:

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share