Main Menu

Hjuston barazon rezultatin 1-1 ndaj Golden Stejtit

Houston Rockets barazon në 1-1 serinë e finaleve në Konferencën e Perëndimit, pas fitores kundër ekipit Golden State me rezultatin 127-105, në takimin e dytë mes dy skuadrave finaliste të play off-it. Vetëm një periodë ka duruar skuadra kampione e Golden State, pasi më tej në fushë ka dominuar ekipi teksan i Rockets, që është shkëputur gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren.

Gordon e Harden realizuan nga 27 pikë dhe Tucker me 22 pikë ishin më efikas për ekipin e Hjuston. Ndërsa për Golden State u dallua Kevin Durant, shënuesi më i mirë i takimit me 38 pikë dhe Curry me vetëm 16 pikë e Thompson me 8. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Golden State Warriors.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share