Main Menu

Prokurorja Fatime Fetai paralajmëroi dëshmi të reja për rastin “Monstra”

Prokurorja speciale Fatime Fetai në seancën e sotme të rastit “Monstra” paralajmëroi dëshmi të reja për rastin të cilat do të nxirren gjatë procedurës. Me seancën e sotme rifilloi gjykimi për këtë lëndë, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme morën pjesë të gjithë të akuzuarit, përveç Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit të cilët janë në arrati.

Prokuroria Speciale Publike i akuzon për terrorizëm. Fetai tha se mbeten në të njëjtën aktakuzë, por do të kërkohen ndryshime të reja nga natyra faktike.

Ndryshe, seanca e fundit është shtyrë për shkak mungesës së të akuzuarit, Fejzi Aziri i cili ishte i sëmurë.

Rasti “Monstra” që nga muaji mars është në duar të Prokurorisë Speciale Publike. Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se janë të përgatitur ta prezantojnë lëndën para gjykatës.

Vrasja te Liqeni i Smillkovës ka ndodhur më 12 prill 2012 ku u vranë djemtë Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe Borçe Stevkovski.

Për këtë vrasje të pesëfishtë u hap lëndë me emrin “Monstra” ku me dënim të përjetëshëm u dënuan Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta, ndërkaq Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë të pakapshëm për autoritetet e rendit.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u përcaktoi masë kujdesi.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share