Main Menu

Prokurorja vendosi që Zaev të ndiqet për kërkesë për ryshfet, e jo për pranim të ryshfetit

Prokurorja Valentina Bislimovska nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion sot në fjalimin e saj përfundimtar bëri ndryshim të aktakuzës së rastit “Ryshfet” ku akuzohet Zoran Zaev. Sipas ndryshimit të aktakuzës nga prokurorja Bislimovska, gjykata nuk duhet të sjell aktvendim për pranim dhe kërkesë për ryshfet nga Zaev, por vetëm për kërkesë për ryshfet, transmeton Portalb.

Sipas Kodit Penal, nenit 357, paragrafi 1, që deri tani Zaev është ndjekur, parashikon burg prej më së paku katër vite, ndërsa me ndryshimet e sotme që i bëri prokurorja, gjegjësisht ndjekjen e të akuzuarit sipas paragrafit 2 nga i njëjti nen parashikohet burg nga një deri pesë vite.

Prokurorja Bislimovska në fjalën e saj përfundimtare bëri analizë të propozim akuzës dhe tha se i akuzuari nuk ka dalë jashtë autorizimeve zyrtare, sepse ai gjatë vitit 2014 ka dorëzuar kërkesë për marrjen e të Drejtës për Shfrytëzim deri te Ministria e Financave, atë veprim e ka bërë në kuadër të autorizimeve zyrtare dhe për këtë është formuar lëndë. Bislimovska theksoi se dëshmitari Ivan Nikollov në dëshminë e tij ishte decid se nuk i ka dhënë para Zaevit dhe se Zaev nuk ka pranuar dhuratë. Nga të gjitha dëshmitë, siç tha prokurorja, nuk del se i akuzuari ka marrë pasuri dhe është e qartë se ligji për vepër penale “ryshfet” kërkon pranim të dhuratës dhe kryerjen e detyrës. Në këtë rast, të gjitha veprimet janë ndërmarrë si veprime të cilat Zaev ka mundur t’i bëjë si kryetar komune të Strumicës.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share