Main Menu

Takim liderësh pas Samitit të Sofjes

Takimi i kreut shtetëror dhe liderëve të partive parlamentare për çështjen e emrit do të mbahet, por pas Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë ku pritet që të takohet kryeministri Zoran Zaev me kryeministrin grek Cipras, shkruan Zhurnal.

Siç mëson Zhurnal nga burime diplomatika për momentin dyja palët punojnë në harmonizimin e qëndrimeve dhe gjetjes së një zgjidhje të përbashkët, pasi që deri tani janë në qarkullim tre propozim marrëveshje të cilat duhet të inkorporohen në një me qëllim që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare midis Shkupit dhe Athinës.

“Po punohet në inkorporimin e tre draft propozim-marrëveshjeve në një, dy janë nga ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë dhe një draft- propozim marrëveshje e propozuar nga ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic. Dy palët janë angazhuar maksimalisht dhe se dallimi kryesor është rreth përdorimit të emrit erga omnes. Ka optimizëm dhe vullnet që të arrihet deri ta marrëveshja”, thonë burime diplomatike për Zhurnal.

Ndrësa, sa i përketë takimit të liderëve dhe kreut shtetëror për çështjen e emrit të cilin e ka kërkuar edhe lideri i opozitës, Hristijan Mickoski ai nuk do të ndodh para Samitit të Sofjes, i cili fillon për dy ditë. Se çfarë është në tavolinën e bisedimeve për ështjen e emrit kërkon që të informohet edhe presidenti Gjorge Ivanov.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev është i gatshëm për një takim të kreut shtetëror dhe liderët e partive politike parlamentare, por për një takim liderësh është nevojshme që të gjitha palët të jenë në vend.

Për momentin vetëm shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov është në vizitë zyrtare në Hollandë. Nga kabineti i presidentit Ivanov demantojnë se ai nuk është në vend pasi që gjatë ditës së hënë është kthyer nga vizita e tij në Turqi, por deri më tani nuk është informuar për asgjë lidhur me bisedimet për çështjen e emrit dhe pse presidenti ka kërkuar që të informohet duke dërguar madje siç thonë nga kabineti tij edhe kërkesë me shkrim. Kryeministri Zaev nuk e ka përjashtuar mundësinë që të takohet me liderët tjerë pasi që të kthehet nga Samiti i Sofjes.

Por, liderët e të gjithë partive politike do të takohen edhe të premten në mbrëmje në Ohër në fund të procesit të MONE-s.

Edhe në Athinë paralajmrohen takime të kryeministrit Cipras me liderët partiak. Takimi siç thonë burime diplomatike për Zhurnal pritet të mbahet largë syve të opinionit dhe se pala greke po punon në hartimin e një marrëveshje të mundëshme, në të cilën parashikohen të gjitha hapat e mëtutjeshëm në kuadër të zbatimit të saj.

Edhe pse ndërmjetësi i Kombëve të BAshkuara, Metju Nimic takimin e Sofjes e paralajmrojë si shumë të rëndësishëm për bisedimet midis Shkupit dhe Athinës dhe si një takim që do ti jepte fund kësaj çështje, burime diplomatike thonë se Sofja mund të jetë një hap para drejt arritjes së një marrëveshje përfundmitare.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share