Main Menu

Stamboll, protestë masive në shenjë mbështetjeje për Palestinën

Me qindra-mijëra qytetarë dhe organizata të ndryshme civile dje u mblodhën në Taksim të Stambollit për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel-Aviv për në Kudus, transmeton Gazeta e Re.

Qytetarët të cilët u mblodhën në oborrin e xhamisë Fatih bënë tekbir dhe brohoritën slogane anti-sioniste, “Izraeli vrasës, SHBA bashkëpunëtore”, “Al-Kuds është dhe do të mbetet i yni”, “Selam Al-Kudsit, vazhdim rezistencës”.

Protestuesit të cilët mbajnë flamuj të Turqisë dhe të Palestinës, po ashtu mbajnë pankarta me mbishkrime “Al-Kuds është lavdia e muslimanëve”, “Al-Kuds është nder i muslimanëve”, “Al-Kuds është pavarësia dhe e ardhmja e muslimanëve”.

Ndërkaq sot edhe qytetarët e qyteteve Konya, Şanlıurfa, Mardin dhe të shumë qyteteve të tjera Turqisë po zhvillojnë protestë-mbështetëse për palestinezët te cilët këto ditë po nënshtrohen një dhune masive nga forcat kolone të izraelit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share