Main Menu

Kuvend, debat i ashpër për ligjin e energjetikës

Debat i ashpër rreth nenit në Ligjin e ri për energjetikë, që parasheh ndërprerjen e mandatit të kryetarit të KRE-së. Opozita kërkoi që kryetari i deritanishëm të mbetet në Komision, por nga posti të ndërrohet duke bërë rotacion me anëtarë të tjerë. Ata kërkuan që kryetari të mos emërohet me propozim nga Qeveria, por nga anëtarët e deritanishëm. Kërkesa e këtillë nuk mori mbështetjen e shumicës, transmeton Alsat M.

“Kjo prish parimet, kjo veç më hyn në pavarësinë e trupave rregullator të shtetit dhe lë hapësirë për praktikë jo të mirë. Asgjë tjetër, vetëm synime dhe interesa të tjera qëndrojnë në sfond lidhur me ndërrimin e kryetarit të KRE-së. Kurrfarë harmonizimi me direktivë të caktuar apo skemë të caktuar të rotacionit”, tha Dragan Cuklev- deputet i VMRO DPMNE-së.

“I njëjti, nëntë vite është kryetar i Komisionit Rregullator. Më shumë se një mandat nuk ka qenë asnjë president i SHBA-së, ndërsa këtu bukur tregon se pas shtatë viteve duhet të bëhet rotacion gjatë zbatimit të direktivave të reja dhe kjo zbatohet në këtë ligj. Asgjë personale”, u përgjigj zv/ kryeministër Koço Angjushev.

Shumica hodhi poshtë dy amendamentet e opozitës nga gjithsej 21 të dorëzuara për ligjin e energjetikës. 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share