Main Menu

Policia e Tetovës dhe Gostivarit me aksion për kontrollimin e alkoolit

Gjatë vikendit që kaloi, më 13 maj në rajonin më të gjërë të Pollogut është kryer kontroll aksion për Alkool, në të cilën janë kontrolluar 107 vozitës, edhe atë 60 në Tetovë dhe 47 në Gostivarë, nga të cilët 67 vozitës janë alkotestuar edhe atë 60 në Tetovë, dhe 17 në Gostivarë.

Nga gjithsej të alkotestuarit, prezencë alkooli gjatë vozitjes është konstatuar tek 11 vozitës edhe ate në Tetovë 4 dhe në Gostivarë 7, shkak ky që të njëjtit janë përjashtuar nga trafiku, ndërsa 9 prej tyre 2 në Tetovë dhe 7 në Gostivarë, përkohësisht u janë ndaluar lejet për vozitje.

Krahas kësaj janë përgaditur 11 fletëpagesa të detyrueshme, dhe 1 kërkesë për procedurë kundërvajtëse, duke përmendur se gjobat për këtë lloj kundërvajtje lëvizin prej 250 deri 500 euro në kundërvlerë të denarut.

Gjatë aksionit, gjithashtu janë konstatuar edhe 19 kundërvajtje të llojeve të ndryshme, të cilave u janë shqiptuar gjoba adekuate.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share