Main Menu

Hamburgu bie nga Bundesliga, tifozët ia vënë flaken stadiumit

Pa plot 54 vjetësh qëndrimi në Bundesligë, Hamburgu e ka humbur betejën për të mbetur edhe më tutje pjesë e futbollit elitar në Gjermani.

Fitorja kundër Borussia Monchengladbahun me rezultat 2-1 në ndeshjen e fundit të edicionit 2017/18 të Bundesligës nuk i bëri punë Hamburgut të shtunën pasdite, raporton Gazeta Express.

Tani Hamburgu do të luajë në një nivel më të ulët të futbollit gjerman pasi fitore siguroi Wolfsburgu ndaj Kolnit 4 me 1, rezultat që “Ujqve” ua siguroi barazhin.
Takimi mes Hamburgut dhe Gladbahut u ndërpre në minutat e fundit shkaku i hyrjes së tifozëve në fushë dhe hedhjeve të fishekzjarrëve, të cilët nuk u pajtuan me faktin se skuadra e tyre nuk do të luajë sezonin e ardhshëm në Bundesligë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share